Futbollisti i talentuar, Edison Kqiku, ka marrur ftesën zyrtare nga selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi, për grumbullimin me përfaqëuesën e kësaj grupmoshe për takimet kundër Austrisë dhe Andorës.
“Ftesat e përfaqësueseve të Kosovës për futbollistët vendor gjithmonë janë të mirëpritura, ku ato shërbejnë për rritjen e cilësisë të futbollistëve dhe klubeve tona njëkohësisht.
Sport Club “Gjilani” i uron paraqitje sa më dinjitoze përfaqësueses dhe futbollistit tonë, në këto dy duele kualifikuese”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.