DYLON

Challandes publikon listën e futbollistëve për tri ndeshjet e tetorit

Challandes publikon listën e futbollistëve për tri ndeshjet e tetorit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.

“Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media”, njofton FFK.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.