Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se për tri javë, qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore e artistike në nderim të dëshmorëve.
Hyseni tha se filma, festivale, ekspozita e panele do të kujtojnë sakrificën e tyre.
”Bashkohuni për të nderuar traditën dhe për të mbajtur gjallë flakën e kujtesës”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/