Ballkani dhe Prishtina e kanë nisur furishëm edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo pasi shënuan fitore me rezultate të thella, shkruan 2LONLINE.com.
Skuadra nga Theranda, Ballkani triumfoi në udhëtim kundër Besës së Pejës, me rezultatin 1:4. Mirlind Daku shkëlqeu në këtë sfidë me tre gola të realizuar, ndërkohë që u ndihmua nga Ermal Krasniqi që hapi serinë e golave në fillim të ndeshjes. Goin e vetëm për pejanët e realizuar Gentrit Salihu.
Në anën tjetër, Prishtina fitoi bindshëm ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri” (3-0). Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi dhe Otto John realizuan për debutimin e ëmbël të Zekirija Ramadanit në stolin e Prishtinës.
Nesër zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit në Drenas, me fillim nga ora 13:30.
Ndërsa, ndeshja mes Llapit e Dritës është shtyrë për shkak të garave evropiane, ku ndeshja Legia Ëarsaë – Drita do të zhvillohet me datën 24 shtator./2LONLINE.com/