Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Edi Basa për të vazhduar kontratën.
Klubi dhe lojtari zgjasin marrëdhëniet e punës deri në verën e vitit 2026.
“Basa ishte afruar në edicionin e fundit nga kampionati shqiptar i futbollit, derisa ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushën e lojës. Duke qenë vendimtar në sfidat më të rëndësishme të kampionatit është vlerësuar se qëndrimi i futbollistit kroat është i domosdoshëm në organikën e trajnerit Ardian Nuhiu”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ertan Demiri, drejtori sportiv i klubit ka prezantuar marrëveshjen me Edi Basan duke i uruar atij shumë suksese në vazhdimësi. /2LONLINE/