DYLON

Në UKZ u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike 2024

Në UKZ u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike 2024
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku.

Me datë 27 Qershor 2024 garuan studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kurse me datë 28 Qershor 2024 garuan Maturantët nga Shkollat e Mesme nga Gjilani, Rajoni dhe më gjere.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtyre garave u mbajtën testet individuale dhe ato grupore, me theks te veçantë në Programim, Algoritme, Rrjeta Kompjuterike dhe Pyetje Logjike. Këto gara u mentoruan nga komisione të ndara veçmas për studentë dhe nxënës.

Më pas Komisioni vlerësues vlerësoj në ditën e parë dhe të dytë te garave punën e studentëve dhe nxënësve në testimet individuale dhe grupore.

Pas vlerësimeve, në ditën e dytë të garave u shpallën fituesit e tri vendeve të para.

Nga studentët garues, fitues dolën grupet si në vijim:

Vendi i parë:
Arta Hetemi
Denis Aliti
Erletë Baliqi
Fitim Myrtaj

Vendi i dytë:
Alketë Miftari
Alma Hoxha
Lorjana Maliqi
Avdi Ajvazi

Vendi i tretë
Donesa Shala
Blendi Limoni
Agon Osmani
Zekerija Murati

Nga nxënësit-maturant garues, fitues dolën grupet si në vijim:

Vendi i parë:
Erblin Baliqi
Melos Halili
Puhizë Shillova

Vendi i dytë:
Aulon Miftari
Erdi Latifi
Blend Arifi

Vendi i tretë :
Drin Piraj
Klesta Qehaja
Jonida Gashi
Gren Ramadani

Në përmbyllje të Garës Universitare për Shkenca Kompjuterike, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, shpërndau certifikatat për fituesit e garës dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në garë, duke ju uruar suksese në botën akademike, shkencore dhe atë profesionale, si dhe u kërkoi pjesëmarrësve që të përgatiten edhe më shumë për garat e radhës.

Gjithashtu, falënderoj Dekanen e FSHK-së Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, Prodekanen e FSHK-së Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, asistentet e angazhuar Buen Bajramin dhe Fortesa Vranjen, si dhe gjithë Stafin Akademik për bashkëpunimin në organizimin dhe mbarëvajtjen e Garës Universitare në Shkenca Kompjuterike.

Ne fund Rektori Dermaku, njoftoi të pranishmit, se këto gara do të jenë tradicionale dhe do të mbahen çdo vit, por nga vitet e ardhshme garat do te zgjerohen edhe në fakultetet dhe fushat e tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.