Punëtorët teknik të disa shkollave në Komunën e Gjilanit, tani më kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe publikisht, madje edhe përmes grevës, manifestuar me qëndrim në vendin e punës, por me moskryerje të punëve, për shkak se nuk janë paguar tani e disa muaj. Madje ata kanë trokitur në shumë dyer për problemin e tyre, e kanë paralajmëruar edhe mundësinë e protestave para institucioneve kompetente.
Një fat të tillë, për të mos marrë pagë me muaj, përkundër që punën e ka bërë, e ka edhe Zeqir Jahiri, i cili që tre muaj punon pa u paguar, si punëtor teknik në shkollën fillore “Fetah Qerimi” në Verbicë të Zhegocit.
Këtë e ka bërë të ditur, Gentrit Azemi, i cili në kuadër të aktivitetit ” Vizitë në Familjet e Dëshmorëve”, thotë ta ketë vizituar familjen e Dëshmorit të Kombit Bahtir Jahiri, ku është mirëpritur por ku fatkeqësisht ka mësuar se Zeqir Jahiri. vëllai i dëshmorit, që punon punëtor teknik në shkollën fillore “Fetah Qerimi” në Verbicë të Zhegocit, po i bënë tre muaj që nuk ka marr pagë.
“Së pari dëshiroj të falënderoj këtë familje të shenjtë për mikpritjen që ma bëri. Gjatë vizitës biseduam për gjendjen e familjes së dëshmorit, por me keqardhjen më të madhe, po e bëjë publike edhe këtë problem më të cilin ballafaqohet Zeqir Jahiri, vëllai i Dëshmorit të Kombit Bahtir Jahiri, i cili po i bënë tre muaj punë pa marrë pagë. Kjo, mendojë po bëhet si pasojë e keqmenaxhimit të komunës së Gjilanit, respektivisht Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, që nuk i ka dhënë akoma zgjidhje këtij problemi”, thotë Azemi, transmeton 2LONLINE.
Përndryshe, Gentrit Azemi tha e këtë aktivitet për të vizituar familjet e dëshmorëve për të parë me cilat probleme ballafaqohen dhe për të ngritur zërin në emër të tyre, po e bënë në cilësinë e kryetarit të RDK-së, nëndega Kishnapolë, dhe do të vazhdojë me vizita edhe nëpër familje tjera.
“Çdo herë do të jemi pran atyre që për Lirinë e Kosovës dhanë më të dashurit e tyre”, ka thënë ai.
LEXO edhe: Punëtorët teknik të Gjimnazit “Xhavti Ahmeti” në grevë për paga!