Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të jetë sërish nxehtë.
Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.