Policia e Kosovës feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me aktivitete të ndryshme në të gjitha stacionet policore të Rajonit të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në prag të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershori, policia e Kosovës, njësitet e Policisë në Komunitet, pran stacionit policor në Gjilan, kanë realizuar një mori aktivitetesh me fëmijët e shkollave fillore të Gjilanit.
Ai tha se sot nxënësit nga shkolla fillore “Thimi Mitko” ne Gjilan e kanë vizituar stacionin policor dhe kanë prezantuar ekspozitë me vizatime përmes te cilave e kanë paraqit pune e policisë se Kosovës.
Zëdhënësi Hashani tha se po ashtu aktivitetet kanë vazhduar me vizitën e asamblesë komunale te fëmijëve te komunës se Gjilanit nga komuniteti shqiptar, serb e romë. Stacionin policor e kanë vizitura edhe fëmijët me nevoja të veçanta të Qendrës të trajtimit ditor “PEMA”.
“Aktivitete policore kanë vazhduar në kompleksin e shkollave te mesme, këtu në Gjilan ku me 6-institucionet parashkollore te çerdheve ne Gjilan, është bërë prezantimi i zyrtareve policor nga njësitet e ndryshme policore me pajisjet e tyre. Fëmijët kane pasur rastin që për festen e tyre të njoftohen me njësitet policore trafiku rajonal të cilët kanë prezantuar me veturë dhe motoçikleta, njësia e biçikletave, njësitet mbështetëse e të tjera”, ka thënë toger Hashani.
Aktivitete të ngjashme ka pasur edhe në të gjitha stacionet policore të rajonit të Gjilanit. “Fëmijët kanë falënderuar policinë e Kosovës për pritjen dhe interesimin që është treguar për ta”, tha Hashani.