DYLON

1 mijë e 360 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë

1 mijë e 360 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë
Avatar photo Redaksia

1 mijë e 360 nxënës të klasave të nënta të Gjilanit, në shtatë qendra, i janë nënshtruar testit të arritshmërisë nën monitorimin e administratorëve.

Procesin e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjlanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica.

Haziri është njoftuar se mbarëvajtja e testit ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk është raportuar asnjë problem.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit tha se pret rezultate të larta nga nxënësit, duke e pasur parasysh faktin se tashmë kjo komunë ka pasur ngritje në këtë test në vitet e fundit.

“Ky është një përcaktim final i nxënësve sepse rezultatet nga testi i sotëm, nxjerrin profesionet e tyre dhe orientimin drejt tregut të punës. Suksese të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.