Pas Donjeta Sadikut, edhe pingpongisti Fatih Karabaxhakut i mundësohet pjesëmarrja në “Lojërat Evropiane Minsk 2019” me ftesë.
Federatës së Pingpongut të Kosovës i është mundësuar pjesëmarrja e një garuesi në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.
Ftesa nga organizatori ka ardhur të enjten në adresë të Komitetit Olimpik të Kosovës. KOK-u kanë kërkuar nga organizatori që pingpongistit, Fatih Karabaxhaku, t’i mundësohet pjesëmarrja me ftesë, në disiplinën individuale, pasi garuesve tanë i ishte mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian Indivdual të mbajtur në Alikante të Spanjës, vitin e kaluar.
Qeveria e Spanjës nuk i kishte dhënë vizën hyrëse delegacionit tonë. Deri më tani, KOK-u ka të konfirmuara dy ftesa për Minsk 2019, një për boksieren Donjeta Sadiku dhe tjetra për pingpongistin, Fatih Karabaxhaku.