Kur ngritet aktakuzë ndërkombëtare për krime të supozuara të luftës ndaj udhëheqësve të UÇK-së dëmtohet lufta e Kosovës për liri.
Shkruan: Arsim KASTRATI – 2LONLINE.com
Kur ngriten aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë shtetëror, dëmtohet shteti.
Kur aktakuza ndaj kryenegociatorit të Kosovës bëhet publike tri ditë para bisedimeve në Washington, është e qëllimshme, dhe bëhet për ta dëmtuar pozicionin politik të Kosovës në këto bisedime.
Kosova nuk është Hashim Thaç i, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj etj., por këta kosovar ishin udhëheqësit e UÇK-së dhe janë udhëheqës institucional të Republikës së Kosovës, andaj goditja ndaj tyre është goditje ndaj Kosovës dhe luftës së saj për liri.
Kosovës së sulmuar, të djegur, të vrarë e të dhunuar nga Serbia, po i burgosen në vazhdimësi luftëtarët e lirisë dhe liderët institucional.
Kosova e vogël dhe e varur nga bashkësia ndërkombëtare asesi nuk po mund të lirohet nga proceset e vazhdueshme juridiko-politike ndërkombëtare, ndërsa Serbia agresore amnistohet dhe shpërblehet.
Jemi bërë viktimë e drejtësisë së instrumentalizuar nga segmente të caktuara të politikës ndërkombëtare.
Kosovarët nuk janë njerëz që i ikin drejtësisë ndërkombëtare, por përpara se të përfundohet procesi i shtetndërtimit të Kosovës, çdo herë kur liderët e saj paditen nga drejtësia ndërkombëtare, dëmtohet rëndë ky proces i shtetndërtimit.
Çdo kush që i ka ndihmuar këto aktakuza, përpara përfundimit të shtetndërtimit të Kosovës, është kundërshtar i shtetit të Kosovës, dhe çdokush që i gëzohet këtyre punëve të pista, është një qyqar dhe injorant i mjerë.