DYLON

KFOR LMT K20-Viti, ndihmon QKMF-në në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19

KFOR LMT K20-Viti, ndihmon QKMF-në në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR LMT K20-Viti.

Sipas Dr. Vjollca Kadolli- Halili, ky donacion që iu është dorëzuar sot QKMF-së përmban pajisje mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

“ QKMF-ja në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Në këtë donacion përfshihen dezinfektues, dorëza, maska, syze, aparat për matjen e temperaturës si dhe mbrojtëse për fytyrë. Në emër të stafit të QKMF-së në Viti, i falënderoi ata për ndihmën e dhënë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me QKMF-në e Vitisë. KFOR-i ndër vite, ka përkrahur qendrën tonë si me pajisje mjekësore ashtu edhe me trajnime të ndryshme”, u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.