Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Samil Rama ka diplomuar sot në Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në ceremoninë e diplomimit të pranishëm ishin zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci si dhe zv. komandanti i Qendrës për Studime Universitare, kapiten Albian Ajvazi, të cilët përgëzuan nëntoger Rama për sukseset dhe rezultatet e arritura gjatë shkollimit në këtë akademi.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, trajnon dhe përgatit kuadro në fushën ushtarake me qëllim të ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. /2LONLINE/