DYLON

Kryetari Kadri Rahimaj kërkon nga komuniteti Rom të jenë pjesë e Institucioneve Komunale

Kryetari Kadri Rahimaj kërkon nga komuniteti Rom të jenë pjesë e Institucioneve Komunale
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur në punëtorin  një-ditore lidhur me të drejtën në informim, arsimim, shëndetësi, punësim në institucionet publike të komunitetit Rom.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë është forcimi i lidhjeve institucionale midis , pjesëtarëve të komuniteteve, me strukturat përkatëse komunale ,Organizatave të Shoqërisë Civile , në mbështetjen institucionale për komunitet.

EkoHigjiena

Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,njoftoi pjesëmarrësit për  qëllimin dhe aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe objektivat e projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet  lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të  komunitetit Rom.

Ndërsa Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se dua të ju njoftoj se në të gjitha takimet e mija të deritanishme të gjithë i kam informuar për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të komuniteteve qe mbizotëron në Komunën tonë, Kamenica është shembull për të gjithë,prandaj ju ftoj të jeni pjesë e institucioneve Komunale qe se bashku të rrugëtojmë drejt realizimit  të të gjitha kërkesave të komunitetit Rom . Komuna e Kamenicës për herë të par këtë vit ka paraparë një kod te veçante për Rinin prandaj po i drejtohem Rinis të komunitetit Rom të jene pjesë aktive në realizimin e aktiviteteve rinore ne Qendrën Rinore Fanar. Qendra rinore Fanar është një fillim i mirë i rrugës se juaj ku ju mundeni ti kryeni shumë trajnime dhe të pajiseni me diploma dhe certifikata ku do te ju ndihmojnë ne punësim e juaj.

Ne jemi duke përpiluar një planë të aktiviteteve ku  ju mund te jeni pjese aktive te këtij plani, duke ju premtuar se nuk do te ju mungojë përkrahja financiare në realizimin e aktiviteteve rinis Rome.

Në vazhdim kryetari Rahimaj është shprehur se ne e kemi tejkalua nocionin e bashkëjetesës për ne është tani më rendësi që së bashku me ju të jemi pjesë e zhvillimit të proceseve në të cilat po kalojmë si shoqëri e gjithë kjo nuk varet prej meje, po nga ju që pres të jeni pjesë e institucioneve tona.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në kë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Rritja e numrit te punësuarve në sektorin publik dhe atë privat,caktimi i një zyrtari nga komuniteti Rom i cili do të merret me kërkesat e komunitetit, krijimi i një date baze brenda zyrës së komuniteteve, përfshirja në  kurse për aftësime profesionale,etj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic,qytetarë të komunitetit Rom,zyrtarja për barazi gjinore,zyrtarja për të drejtat e njeriut,zyrtarja për këshilla juridike ,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.