Sipas mediumit turk, “sporx.com”, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.
Është drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare që dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.
Anglia, Gjermania, Franca nuk janë më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit.
Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazio.
Vlera e kartonit të Muriqit është 35 milionë euro, dhe nuk dihet nëse klubi Italian ka kapacitet për të paguar këtë shumë.