FBK publikon logon zyrtare të kampionatit Evropian që do të mbahet në Prishtinë

FBK publikon logon zyrtare të kampionatit Evropian që do të mbahet në Prishtinë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot edhe zyrtarisht e ka publikuar logon zyrtare të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C-Meshkujt që do të mbahet në Prishtinë prej 11 deri më 19 korrik 2020.

Ideja e logos së FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C-Meshkujt është përgatitur nga FBK-ja, derisa është dizajnuar nga FIBA.

Në logo është harta e Kosovës me ngjyrat e topit të basketbollit dhe një lojtar në aksion, duke treguar për rëndësinë që ka ky Kampionat për Kosovën. Gjithashtu është cekur edhe vendi, Prishtina, ku do të mbahet kjo garë.

Kjo është hera e tretë radhazi që një Kampionat do të organizohet në Prishtinë. Fillimisht ishte organizuar Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U18, derisa në vitin e kaluar ishte organizuar Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20.

Në Kampionatin Evropian në Prishtinë do të marrin pjesë 11 shtete: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skocia, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi.

Ndërkohë, Kosova U16 (M) do të jetë në grup me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

KOMENTE