DYLON

Fillon spektakli i “Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll

Fillon spektakli i “Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll
Avatar photo Elife Sherifi

Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës së Kosovës, i cili do të mbahet nga 11 [sot] deri më 15 shkurt në Rahovec. Gjithashtu, do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina – Bashkimi.

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike.

EkoHigjiena

Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në tribuna, me tifozeritë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë të përkrahin skuadrën e zemrës.

Organizatorët kanë premtuar se ky Final 8 do të jetë i jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë. Kjo është hera e dytë radhazi që “Final 8” i Kupës mbahet në Rahovec.

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut.

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.