Sipas mediumit turk Haber Global, Leicester City e ka shikuar Vedat Muriqin nga afër të dielën kur Fenerbahce mundi rivalët e Besiktasit në derbin e Stambollit.
Muriqi është duke shkëlqyer në kampionat turk me Fenerbahcen, por edhe me fanellën e Kosovës duke bërë shumë klube të njohura për vete.
Mediat turke raportuan dy javë më parë se klubi anglez, Leicester City ka dërguar një zyrtar për të marrë informacione nga dora e parë për sulmuesin kosovar kur Fenerbahce u përball me Genclerbirligi në fillim të këtij muaji.
Është raportuar gjithashtu se së bashku me Leicester Cityn, edhe Monaco dhe Sevilla kishin dërguar skautë të pranishëm për të parë 25 vjeçarin, i cili po mhanit me paraqitjet e tij.
Tani mediumi turk Haber Global raporton se ish-kampioni anglez dërgoi skautë edhe në ndeshjen e fundjavës që Fenerbahce e zhvilloi ndaj Besiktasit.
Muriqi shënoi golin e tretë kundër Besiktasit, duke ndihmuar ekipin e tij të mbyll hendekun ndaj liderëve në garën për titullin e Superligës Turke.