Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.
Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.
Njoftimi në facebook për rastin i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri:
#Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Zeqir Shaqiri, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim.
Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë.
Do ta bëjmë të pamundëurun që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie.
Me zemër të thyer, ngushëllime familjes Shaqiri. #rriNshpi