Klubi i njohur francez, Monaco i është bashkuar garës së Tottenham, Manchester United dhe disa skuadrave tjera për transferimin e Vedat Muriqit.
Sipas mediumit ‘Turkish Football’, Monaco është skuadra e fundit që i është bashkuar kësaj gare, pasi që po e dëshirojnë Muriqin si zëvendësues të Islam Slimanit.
Dhe nëse Monaco do të bëjë një ofertë për Muriqin varet nga largimi apo qëndrimi i Slimanit.
Kurse, gjatë afatit të janarit Fenerbahce hodhi posht të gjitha ofertat për sulmuesin e saj, duke lënë kështu mundësi për oferta gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti kosovar ka edhe tri vite në kontratë me skuadrën turke, të cilës iu bashkua nga Rizespor gjatë verës. Muriqi deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 21 ndeshje të luajtura për Fenerbahce këtë sezon.