Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020
Dëgjimi publik u mbajt edhe në fshatin Koretin, me ç’rast morëm edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve te këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020, si dhe disa nga projektet qe janë realizuar ,e sidomos u diskutua për projektet e realizuara për femra.
Gjithashtu nga banorët ajo kërkoi që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e Koretinit, duke u premtuar se ato të cilat kanë prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Si prioritete primare banorët e Koretinit i paraqiten këto : Rrethoja e shkollës, Parku i fshatit, Parku i lodrave për fëmijë, Ujësjellësi, Kanalizimi, Trajnime për gratë në fusha të ndryshme si në: (rrobaqepësi, frizere).