Komuna e Gjilanit duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin cilësor, Planin e Veprimit të Kordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Marrëveshjes së Bashkëpunimit me MASHT dhe Kryetarit të Komunës për Programin Nacional për Rininë, sot janë mbajtur Garat Nacionale të Diturisë ku kanë marrë pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e Gjilanit.
Në fjalën e tij drejtori I Arsimit, Nazim Gagica, tha se përgatitjet që I ka bërë me bashkëpunim të plotë edhe me të gjithë personelin e shkollave ka rezultuar që gara të filloj me kohë, me pjesëmarrje masive dhe sipas planifikimit.
“Kur e shohim këtë pjesëmarrje masive të nxënësve nëpër të gjitha shkollat, vërtetë janë momente mbreslënëse, sepse kjo pjesëmarrje dhe nxitimi I nxënësve që të jenë konkurrues na detyron neve në institucionet lokale që edhe më shumë ta mbështesim këtë sektor të rëndësishëm. Jo rastësisht Gjilani është shembull në këtë drejtim dhe jo rastësisht është prioriteti I parë I kryetarit Lutfi Haziri”, tha drejtori Gagica