Edhe në Gjilan është mbajtur trajnimin për “Praktikat edukative në zhvillimin normal të fëmijëve”, ku ligjëruese ishte znj.Rosita Rudin-pedagoge dhe psikologe për fëmijë dhe znj.Drita Ibrahimi -Shabani nga Qendra për Punë Sociale -Zvicër .
Arta Haziri – Nuhi, anëtare e Kuvendit komunal të Gjilanit ka bërë me dije se qëllimi i këtij trajnimi ishte fokusuar në mënyrat e sjelljes së edukatorëve, punëtorëve shëndetësor dhe prindërve në kujdesin ndaj fëmijëve, si në aspektin social, emocional, fizik dhe psikik të fëmijëve.
Temat më kryesore që u trajtuan janë: Parakushtet për një zhvillim të shëndetshëm, formimi i lidhjes, nxitja e fushave të ndryshme të zhvillimit, roli i prindërve, lidhja “jeta” për tërë jetën…
Trajnimi ishte falas dhe u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan. Në këtë trajnim për pjesëmarrëset u shpërndanë broshura falas. Morën pjesë infermiere, nëna,edukatore të çerdheve, punëtorë social si dhe të tjerë të interesuar.
“Jam shumë e lumtur që kam mundur për të realizuar këtë trajnim në Gjilan pasi që kemi shumë nevojë për këso trajnime, po ashtu desha që t’i falënderoj kryesuesen e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuesen e Grave Teuta Syliqi, për bashkëpunim dhe të gjithë gratë pjesëmarrëse në këtë trajnim. Shpresoj që do të mund të realizohen prapë trajnime të tjera”, ka thënë Arta Haziri – Nuhiu.