• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

2 Prilli Dita Botërore e Autizmit

Redaksia 2LONLINE 1 Prill, 2018 3 min
 2 Prilli Dita Botërore e Autizmit

2 Prilli – Dita Botërore e Autizmit, ka për qëllim të rris vetëdijen e njerëzve për fëmijët dhe të rritur që janë të prekur nga autizmi. Informimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë me qëllim që personat me autizëm të jetojnë me dinjitet, kontribuues në komunitet, aktiv në detyrat dhe angazhimet të cilat paraqiten gjatë jetës.

Shkruan: Besnik Sherifi

Autizmi një çrregullim kompleks i zhvillimit, i cili prek shumë aspekte të tij që nga mënyra se si një fëmijë e sheh botën e tij dhe mëson nga eksperiencat e tij dhe deri në mungesën e dëshirës për kontakt social. Autizmi prek disa sfera të zhvillimit si: komunikimin, mënyrën e sjelljes, ndërveprimin shoqëror.

Qëllimi është theksim i nevojës për të ndihmuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe të rriturve. Është e rëndësishme ofrimi i shërbimeve psiko-sociale, rehabilituese, trajtimi i tyre me qëllimin e ndikimit pozitiv në gjendjen psikike, fizike, emocionale, sociale.

Angazhimi, përkushtimi nga institucionet e ndryshme, për një sistem më të mirë arsimimi dhe edukimi në përshtatjen e nevojave të tyre individuale të cilën do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e tyre dhe gjithashtu familjarëve ku dihet se kujdesi, trajtimi i fëmijëve që kanë nevoja specifike lehtëson dukshëm gjendjen e familjarëve.

Eksperienca ka treguar se trajtimi më i mirë i personave me autizëm është edukimi i hershëm dhe i specializuar, i cili synon përshtatjen e ambientit rrethues me nevojat e këtyre individëve.

Të mësuarit e strukturuar tek këta fëmijë kanë disa komponentë të rëndësishme si: Të organizojë dhe thjeshtëzojë mjedisin fizik që të jetë më i qëndrueshëm me mënyrat që autikët procesojnë informacionin sensor. Të zhvillojë plane të kuptimta me qëllim që ta bëjë çdo ditë më të parashikueshme. Të zhvillojë sistem pune individuale për funksionim të pavarur. Të përdoret materiale të qarta vizuale dhe të mësoj të identifikojë dhe përdorë mjete vizuale me qëllim që ato të lehtësojnë përgjithësimin. Të krijojë rutina pozitive dhe produktive tek fëmijët.

Andaj angazhimi, kujdesi, trajtimi i këtyre fëmijëve është shumë e rëndësishme, të punojmë për këta fëmijë që të jenë pjesë e punës dhe aktiviteteve të jetës së përditshme, duke respektuar të drejtat e tyre si brenda familjes dhe po ashtu edhe në shoqëri duke mësuar për aftësitë e tyre të veçanta, në mënyrën e integrimit, socializimit, pavarësimit etj.

Autori është psikolog klinik

Etiketa:2 Prilli aktuale Besnik Sherifi Dita Botërore e Autizmit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com