(2L ONLINE) – Se kush tha “Çdo popull meriton qeverisjen që ka”! Është kështu apo kjo thënie ka të bëjë vetëm me perceptimin sipërfaqësorë të ndjenjave momentale dhe pa mbulesë të njeriut i cili nuk mendon si vizionarë, por në të shumtën ndjek dhe i shkon pas mashtrimit.
Edhe atij vizuel e edhe rrethit ndikues potent, por edhe pafuqisë së tija për të i bë gjërat ashtu si i dëshiron!
Nuk e di, por se moskoherencë në mes numrit votë dhe entuziazmit, të paktën shikuar nga prizmi i frekuentuesve kafene-udhë ekziston dhe atë, pa diskutueshëm.
Gënjeshtra dhe pa perspektiva i ka bë njerëzit jo entuziastë por edhe indiferent e biles edhe humoristë humori të zi që thumbon veten duke dashur ta thumbojë fajtorin por që në fakt nuk guxon!
Kështu dukej edhe atmosfera në një kafene gjilanase, ku në ekranin LCD të një televizori të vendosur brenda lokalit jepeshin direkt pamje nga salla e kuvendit ku bëhej propozimi,votimi si dhe inaugurimi i qeverisë së ardhme të Kosovës! Se në të vërtetë ishte diçka që u interesonte njerëzve, ishte se shumica kishin kthyer kryet dhe shikonin përpos disave që fare nuk u interesonte.
Por, interesimi i tyre i përcjellë me fraza humori tregon se sa njerëzit e marrin seriozisht një diçka që në të vërtetë është dashur ta merrnin. kur dihet se në çfarë gjendje ndodhet vendi i tyre, gjendje e cila ashtë edhe rrjedhojë e qeverisjes!
Ose ky njeri ashtë pajtuar me fatin e tij dhe me atë se edhe me një patligjan të kuq dhe një copë buke të bardhë jetohet ose është i pa zoti ta udhëheqë vetveten!
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/