“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve”, njofton faqja zyrtare e FC Drita.
Simonovski erdhi te FC Drita në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dyvjeçare bëri 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asiste.
“Klubi jonë e falënderon Markon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/