Në Sojevë të Ferizajt, rruga e cila çon te baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel. çdo gjë është gati për fillimin e ceremonisë për emërimin e rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.
Ceremonia që pritet të fillojë në orën 14:00 mbledh figura të jetës politike dhe ushtarake.Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Joe Biden që do të mbajë një fjalim si dhe bashkëshortja e tij Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau që kanë ardhur me gjyshërit në Kosovë.Në këtë ceremoni do të flasin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Përndryshe, kohë më parë, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të saj, kishte shpallur qytetar nderi i Gjilanit, z. Joseph Robinette “Beau” Biden III, i biri i ndjerë i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden. Ai e morri këtë vlerësim për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, për avancim e vlerave njerëzore, humanizëm si dhe sakrificë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.