“Miq, pas lëvizjeve të fundit në NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe në tërë rajonin tonë, dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga kryetari i nëndegës në fshatin Llashticë. Bashkë me mua aktivitetin në këtë parti do ta pushojnë edhe të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege”, ka shkruar në profilin e tij, Ilir Ramushi, duke postuar foto edhe me Bajram Hasanin, ish kryetarin e degës, që po ashtu u largua nga ky subjekt.
Ja postimi i plotë:
Miq, pas lëvizjeve të fundit në NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe në tërë rajonin tonë, dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga kryetari i nëndegës në fshatin Llashticë. Bashkë me mua aktivitetin në këtë parti do ta pushojnë edhe të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege.
Pas dorëheqjes së Bajram Hasanit nga NISMA e shohim të udhës që edhe ne mos të jemi pjesë e saj. Aty më asgjë nuk është si ka qenë. Nuk ka më motivim. Falënderojmë ish kryetarin tonë që bashkë me ne u angazhua në vazhdimësi që kjo parti të rritet!