DYLON

OAK kërkon nga Ministri Hamza përkrahje për “Hidroregjionin jugor”

OAK kërkon nga Ministri Hamza përkrahje për “Hidroregjionin jugor”
Avatar photo Redaksia

TVSH-ja dhe ngarkesa e kundërt janë disa çështje që “HIDROREGJIONIN JUGOR” të Prizrenit mund të i shkaktojnë probleme në implementimin e projekteve të KFV-së dhe Qeverisë së Kosovës, u tha ndër të tjera gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me “HIDROREGJIONIN JUGOR” zhvilluan me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu kërkoi përkrahje që Ministri së bashku me ATK-në dhe Hidroregjionin ti kalojnë këto sfida për një zhvillim sa më të mirë të ujësjellësit dhe rritje edhe me të madhe të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza premtoi se do t’i jap përkrahjen maksimale kësaj kompanie në tejkalimin e këtij problemi, duke punuar dhe vepruar gjithmonë konform ligjit.

EkoHigjiena

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi në këtë takim ngriti edhe disa çështje tjera me të cilat po ballafaqohet sektori privat siç është problemi me riparimin e paisjeve të importuara nga vendet e jashtme, TVSH-ja e reduktuar tek kafshët, pajisja e bizneseve me dokumentin ATA CARNET një dokument ndërkombëtar dhe i përkohshëm i eksportit që përdoret në 87 vende dhe territore pa paguar detyrime dhe taksa të importit për mallrat që do të ri-eksportohen brenda 12 muajve.

Ministri Hamza theksoi se Ministria e Financave ka aplikuar për ATA CARNET dhe TIR CARNET dhe se janë në pritje të përgjigjes së aprovimit të këtij dokumenti.

Në fund të këtij takimi palët u shprehën se janë të gatshëm që së bashku t’i tejkalojnë sfidat dhe barrierat me të cilat sektori privat po ballafaqohet.

Në këtë takim OAK u perfaqesua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Vanesa Gashi.

Pjesëmarrës të kompanisë “HIDROREGJIONI JUGOR” ishin: Kryeshefi Ekzekutiv Besim Baraliu, Zyrtari Financiar dhe i Thesarit Ibrahim Bajraktari dhe Udhëheqësi i Projektit Lulzim Paçarizi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.