Kombëtarja e Kosovës U21 sonte do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.
Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.
Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.