Ministria e Shëndetësisë sot ka marr vendim që të largoj nga zona e kuqe Komunën e Kamenicës, pas rënies së numrit të rasteve me COVID-19.
Kryetari, Qëndron Kastrati pas këtij vendimi ka falënderuar të gjithë për angazhimin dhe kujdesin e treguar deri më tani, duke lutur që ky kujdesi i shtuar dhe respektimi i masave nga të gjithë qytetarët të vazhdoj edhe më tutje.
“Falënderoj të gjithë qytetarët për kujdesin e treguar dhe angazhimin e madh. Nga sot Kamenica është në zonën e verdhë, por kjo nuk do të thotë se duhet të lirohemi. Lus të gjithë qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave dhe kujdesin e shtuar sepse vetëm kështu mund ta kalojmë së bashku këtë situatë”, ka thënë Kastrati.
Masat në zonën e verdhë:
Komunat me rrezik të mesëm (zona e verdhë) të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë.
Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 18:00.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi-dërgesë”.
Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 06:00 deri në ora 18:00.
Ndryshe sot në Komunën e Kamenicës tre persona kanë rezultuar pozitiv dhe 16 të tjerë janë shëruar. /2LONLINE.com/