(2L ONLINE) – Në Komunën e Kamenicës po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Kërkojmë drejtësi për gratë e dhunuara në Kosovë”. Komisioni për këtë çështje është themeluar me vendim të Kryetarit Begzad Sinani në bazë të instruksioneve të marra nga Qeveria e Republikës Kosovës.
Kryetari Sinani me rastin e nënshkrimit theksoi se ne si Komunë e mbështesin këtë peticion dhe inkuruajojnë të gjithë qytetarët e komunës që ta nënshkruajnë dhe autorët që kryen këto krime të ndjeken dhe të ndëshkohen penalisht prandaj kërkohet nga Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtarë që të fillojnë hetimet për përdhunimin e grave gjatë Luftës së Kosovës.
Komisioni komunal i formuar po vazhdon punën në mbledhjen e nënshkrimeve dhe përveç komisionit komunal materiali i peticionit i është shperndarë edhe të gjithë kryetarëve të këshillave lokale të Komunës së Kamenicës dhe deri tani këtë peticion e kanë nënshkruar mbi 1000 qytetarë të Komunës së kamenicës. /2L ONLINE/