Sport Club Gjilani ka bërë me dije për angazhimin e futbollistit Albin Hoti
“Aktualisht 22 vjeç, Hoti vjen nga futbolli zviceran pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit
Bëhet me dije se Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar të SC Gjilanit. /2LONLINE/