Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku pritet së shpejti të zyrtarizohet nga Ballkani, pasi tanimë marrëveshja mes palëve është arritur.
Ballkani tanimë ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Feronikelit, Kastriot Rexha.
Si Ballkani ashtu edhe Drita kishin objektivat e njëjta, pasi edhe gjilanasit synonin njërin mes Rexhës dhe Dakut.
Tani ish-kampioni i Kosovës është fokusuar vetëm te Kastriot Rexha, pasi tanimë Daku vetëm se është i Ballkanit.
Drita synon që sa më shpejtë të mbyllë marrëveshjen me Rexhën që mos të ketë probleme në raportin ofensivë.