Sulmuesi shqiptar ka harruar lëndimin dhe tashmë në tri ndeshje ka shënuar gola, duke kthyer formën e vjetër.
Besart Berisha sukseseve të tij si golashënues i ka shtuar edhe dy gola të tjerë. Ai ka shënuar dy golat e fitores së skuadrës së tij nga vizita te Adelaide United (2:1).
Berisha i shënoi golat në minutën 20 nga penalltia dhe golin e fitores në minutën 71, për t’u zëvendëuar në minutën 76, shkruan sporti1.
Sulmuesi prishtinas deri më tani në 6 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe në tri ndeshjet e fundit, që nga kthimi prej lëndimit që e la një muaj jashtë fushave shënoi 4 gola