Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ishte spektator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pa nga afër fitoren e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi.
Diplomati që këtë verë e zëvendësoi Ruari O’Connellin, ka mbetur i magjepsur nga paraqitja e “Dardanëve”.
Abbotti pati lëvdata edhe për tifozët e Kosovës.
“Mbrëmë ishte hera e parë që kam shikuar Kosovën, duke luajtur në stadium. Me të vërtetë më pëlqeu atmosfera dhe rezultati i lojës. Ishte e shkëlqyeshme të shihje tifozët, duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion. I uroj ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifiki