DYLON

Kryekuvendari, kryeministri dhe ambasadori britanik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Kryekuvendari, kryeministri dhe ambasadori britanik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë.

Në emër të institucioneve gjegjëse, Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. 

EkoHigjiena

Nëpërmjet këtij Memorandumi palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në rivendosjen e besimit në institucionet publike duke avancuar zbatimin e proceseve të rekrutimit, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi. 

Mbështetja britanike do të ndihmojë në funksionalizimin e sistemit të ri të rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese, monitorimin dhe vendosjen e standardit të ri për proceset e rekrutimit në emërimet publike në Kosovë, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.