(2LONLINE) – Regjistrohet edhe një ikje nga PDK, pasi pjesë e saj më nuk është as Ajshe Matoshi. Ajo sot i ka shtrënguar duart me Fatmir Limajn duke bërë të ditur kështu që përveç që braktisi PDK-në ajo iu është bashkuar formacionit më të ri politik “Nisma-s për Kosovën” që po drejtohet nga Limaj.
Ajshe Matoshi, ishte anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së, përndryshe magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Një foto e saj, duke i dhënë dorën Limajt e bashkë me të edhe e kryetari i “Nisma-s për Gjilan, Bajram Hasani, është postuar në profilin e NISMA për Kosovën – Gjilan, në rrjetin social Facebook. /2lonline/