”Kompania EcoHigjiena Sh.p.k në Gjilan, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e mjedisit dhe grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Anamoravës, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara duke implementuar një sistem solar fotovoltaik”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Ky projekt i ri kontribuon në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të pastër.
Përfitimet nga sistemi solar prej 24.6 kWp:
•Ambient: Zvogëlim i emetimit të CO2 me rreth 14,723 kg në vit.
•Financa: Reduktim i faturave të energjisë elektrike.
•Stabilitet energjetik: Ulje e përdorimit të energjisë elektrike nga rrjeti.
“Jemi të lumtur që po kontribuojmë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më ekologjik”, thuhet në njoftimin e EcoHigjiena Sh.p.k. /2LONLINE/