Ecja dhe vrapimi janë aktivitete fizike të shkëlqyera, pasi të dyja ndihmojnë në humbje peshe, në përmirësimin e gjumit, në rritjen e energjisë, ulin presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq, ulin rrezikun e kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.
Një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit dhe shëndetit, është shmangia e makinave dhe mjeteve të tjera të transportit.
Ecja ju ndihmon të përmirësoni gjendjen kardiovaskulare, ndihmon në forcimin dhe tonifikimin e muskujve dhe djeg yndyrnat.
Ecja apo vrapimi, cili aktivitet fizik i bën më mirë trupit dhe organizimit?
Sipas një studimi të kryer nga dr.Paul Williams ( laboratori “Lawrence Berkeley”) në Kaliforni u rezultua se:
Vrapimi e zogëlonte rrezikun për presionin e lartë të gjakut me 4.2%, ndërsa ecja me 7.2%. Kolesteroli i lartë mund të ulet në 4.3% duke vrapuar dhe 7% duke ecur.
Rreziku i diabetit mund të reduktohet ne 12% në rast se kryeni njërën nga këto aktivitete fizike.
Ecja është një alternativë më e mirë duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme të të gjithë njerëzve. Personat që kanë probleme shëndetësore, që janë mbi peshë, duhet të fillojnë një herë ecjen dhe më pas të rrisnin intensitetin e aktivitetit të tyre bazuar në gjendjen shëndetësore që kanë.