Shkruan: Besim Ismaili
(2L ONLINE) – Sipas disa opinionistëve dhe analistëve tanë, thonë se ne duhet të merremi me vetën, si duket qenkan emocionuar dhe nuk e flasin atë çka e sheh e gjithë bota.
Prej disa ditësh po dëgjojmë opinione të ndryshme nëpër portale, gazeta, radio dhe televizione. Të gjitha këto më bënë t’i kushtoj pak kohë dhe të shkruaj ca rreshta për opinionet që po i dëgjojmë prej disa opinionistëve shqiptarë apo vetëm me nënshtetësi kosovare-shqiptare.
Por mua më habisin dhe po mendoj, a thua mos janë këta Shqiptarë të ndershëm të shtetit serb dhe aleatëve të saj? Apo janë të ndikuar nga diçka.
Për ta quajtur vetën opinionist, duhet ta konsiderosh vetën si një gjykatës i pavarur që është në një pozicion të besuar për të treguar drejtësi. Nëse ndikohet nga ngarkesa politike, shoqërore apo ekonomike ai e humb personalitetin dhe autoritetin e vet, pavarësinë e mendimit dhe lirinë e gjykimit të fenomenit. Analizat, hulumtimet, gjykimet duhet të jenë të pavarura e jo emocionale.
Deklaratat e shtetit serb dhe BE-ja citojnë: Ka mundur të ketë bombë, kurse BE-ja duke i lavdëruar policin dhe organet e rendit të shtetit serb!
Kurse opinionistë dhe moderator tanë me nënshtetësi shqiptare dhe kosovare thonë: se kanë mundur të kthehen në kufoma, e tjetri duke qeshur shprehet në një emision “Ndodhi tragjedia që nuk do e prisja kurrë të vdisja si hero’, kurse një moderator e kritikon Xhakën se ai ka qenë shkaktar i incidentit në Beograd, ai nuk ka pas pse të vrapon pas flamurit, por moderatori që nuk dua të ja përmend as emrin është i njohur për deklarata antishqiptare, ku sipas tij shteti serb çdo here ka patur të drejt karshi shqiptarëve edhe kur u shpall Kosova e pavarur.
Nëse doni të jeni të sinqert dhe të mbeteni opinionist dhe moderator të respektuar dhe kërkuar, duhet ta citoni të vërtetën, por i sinqertë nuk mundesh me qenë duke i shërbyer dhe duke i qitë ujë në mullinj të armikut. Kështu që ju mund t’a quani vetën opinionistë apo si të doni ju të nderuar shërbëtorë, kurse për shumicën e shqiptarëve jeni vetëm shqiptarë të ndershëm të Serbisë asgjë më shumë se shërbëtorë.
Ju kujtojë, se deri në minutën 41.16 sekonda para se të hyn flamuri në stadium, apo siç e quajnë disa opinionistë ”një cope tekstil” që për mua dhe çdo njeri që e ndien vetën shqiptar në atë copë tekstil janë figura dhe simbole me vlera të mëdha, për të cilat edhe unë e kisha bërë të njëjtën gjë, sikurse lojtarët tanë dhe nëse kërkohet do ta bëjë me kënaqësi dhe me kokën lartë do të shkojë rrugës së baballarëve .
Nuk ishte flamuri shkaktar i incidentit apo Xhaka e Lila, Ishin shumë arsye për ta ndërprerë lojën, shikoni incizimet dhe fotografit e pastaj jepni opinione të drejta.
Unë mendoj se problemi është tek ne dhe për atë duhet të merremi me vetën sipas disa opinionistëve. Problemi është asimilimi gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri dhe për atë mbizotërimi i emocioneve po e varros arsyen. /2L ONLINE/
Autori është kryetari i klubit futbollistik Drita nga Gjilani/