Magbule Shkodra, zëvendësministre, që vije nga Gjilani, ka thënë se është tmerrësisht e shokuar, kur mori lajmin për vdekjen e një personi në Gjilan dhe 20 të tjerë të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot në Gjilan.
“U shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurit të tyre dhe iu uroj shërim sa më të shpejt të lënduarve. Rastet e tilla duhet parandaluar tash që mos të ndodhin në të ardhmen.
U bëj thirrje të gjitha organeve kompetente që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast, dhe uroj që raste të tilla të mos ndodhin më asnjëherë!”, ka thënë Shkodra.