Drita dhe Gjilani me telegrame ngushëllimi, “Lutemi për të lënduarit”

Drita dhe Gjilani me telegrame ngushëllimi, “Lutemi për të lënduarit”

Dy ekipet gjilanase Drita dhe Gjilani kanë ngushëlluar të aksidentuarit në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur pasditën e së enjtes në Gjilan.

Ne telegramin zyrtar te Drites thuhet:

“Klubi jonë FC DRITA ndan dhimbjen me familjet e goditura nga tragjedia e sotme në qytetin tonë!

Ngushllimet më të përzemërta për familjen që humbi antarin e familjes, gjithashtu lutemi për shëndetin e të lënduarve në këtë tragjedi.

FC DRITA ”

Kurse, në telegramin ngushëllues të SC Gjilani thuhet:

“Në këto momente të vështira për qytetarët e qytetit tonë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, për humbjen e antarit të familjes së tyre nga aksidenti tragjik i ditës së sotme. Lutemi për gjendjen e të lënduarëve të cilat u preken nga kjo tragjedi, që ta kalojnë këtë gjendje sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre.

SC Gjilani

Gjilan,07 Mars”

Kujojmë që një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit në Gjilan, me ç’rast ka humbur jetën një person dhe mbi dhjetra të tjerë janë të lënduar, dy prej tyre në rrezik për jetë dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë.

KOMENTE