(2L ONLINE) – Në mesin e shumë anomalive që hasë njeriu në kateteritë-restaurantet tona është edhe një fenomen që bie në sy dhe e vëren edhe atë tek një mori e personave që frekuentojnë dhe ulen për të pirë një kafe apo diç tjetër, në lokalet afariste të shumta të qytetit të Gjilanit.
Mbase, ky mund të jetë fenomen mbarë kosovar, por ne do koncentrohemi në atë që sytë tanë shohin çdo ditë dhe në secilën kafeteri, e ai është fenomeni i lugës së vockël nga plastika që ta sjellin kamerierët tok me kafen. (Në shumicën e rasteve makiato) për perzierjen e saj. Dhe kujtoj që secilit nga ju që keni shkuar në kafe apo restaurant, ju ka rastisë të shihni se çka i bëjnë të shkretës lugë nga plastika, në mos qofshi edhe ju njeri nga ta!
Ajo futet në gojë kafshohet e kafshohet, aq shumë derisa deformohet e tëra, e veç sa nuk përpihet e qohet ne bark! Kapet me dorë, dridhet e dridhet, derisa nuk këputet e pastaj futet prapë në gojë dhe behet pastrimi i dhëmbëve. Kafshohet me terë vrullin e fulqinjve, sillet nga një anë e gojës në tjetrën. Ku lodhet goja e vazhdojnë duart dhe anasjelltas deri në shkatërrimin total të saj.
Pse e gjithë kjo lojë e vrazhdë me një objekt plastikë mendon njeriu!?
Në këto skena ka shenja të qarta anomalie dhe gjurmë të një periudhe post traumatike të ndonjë kategorie psiko-sociologjike.
Në fakt nuk është e jona të merremi me këtë, por ja çka na thotë doktor Qemajl Rexhepi, psikiatër në lidhje me këtë: “Sigurisht që shprehë problem psikologjik një sjellje e tille. Ajo shprehë edhe ankth edhe agresivitet në të njëjtën kohë”
Vlen për t’u studiuar kjo periudhe plotë probleme nëpër të cilën kalon njeriu ynë, duke përfshirë edhe çështje të tilla. /Xhelil ARIFI/