(2LONLINE) – Klubi i Basketbollit “Drita” femrat, vazhdon rrugën e fitoreve e këtë javë si mysafire e mposhti KB Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 20-113 dhe me këtë fitore bindëse vashat gjilanase treguan një seriozitet dhe disipline te lartë në lojën e tyre. Ndërsa xhiron e ardhshme e pret në shtëpi ekipin e Sigal Prishtinës ku, sipas kryetrajnerit Afrim Selimi, presin fitoren e radhës që do të ju siguroj play-offin.
Ndërsa pritet nënshkrimi i marrëveshjes edhe me dy përforcime nga Maqedonia qe do ta ndihmojnë ekipin në luftë për titull kampioni. “Bëhet fjalë për dy lojtare mjaft cilësore të cilat kanë qenë edhe në reprezentacion të Maqedonisë në garat ndërkombëtare. Pasi që nuk u arrit marrëveshje me dy lojtaret amerikane zgjidhja vjen nga shteti fqinje”, ka thënë Selimi.
KB’Drita’-gjendet momentalisht në pozitën e dytë dhe gjasat janë reale që të hyj në play-off dhe të jetë pjesë e garës finale për titull kampioni gjë e cila do të jetë një risi në basketbollin e Kosovës .
‘Me dy përforcimet nga Maqedonia si dhe me lojën e zhvilluar nga lojtaret vendore pasi qe vendoret janë bartëse të lojës KB ‘Drita’ do të jetë pretendent për titull”, ka thënë Afrim Selimi, kryetrajner. /2lonline/