Në një fermë në provincën Amasya në veri të Turqisë është regjistruar një rast i rallë pasi një dele ka pjellur gjashte qingja.
Rasti ka ndodhur në njërën nga fermat e Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Fermave (TIGEM), ku një dele e racës Bafra ka pjellur gjashtë qengja, kurse dy të tjera të po të njëjtës racë po ashtu kanë pjellur nga pesë qengja.
Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve.
Bulut theksoi se delet e racës Bafra njihen për pjelljen e dy apo tri qengjave, por tha se pjellja e gjashtë prej tyre është ngjarje që mund të rastiset shumë rallë.