Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si “Dhunë në familje”, ku është raportuar edhe një lëndim i lehtë trupor. Rasti ka ndodhur në Kamenicë.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.
“Viktima, si pasojë e rrahjes ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kamenicë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.