Nazmi Musa
/2L ONLINE/ – Nuk kishte munguar vullneti i shqiptarëve për t’i dalë zot Kosovës e për ta çliruar nga kthetrat serbe por, një okupator që në hangarët e veta ushtarake kishte grumbulluar arsenal ushtarak të teknikës me moderne të një ish ushtrie federative e quajtur Jugosllavi dhe e cila renditej si armata e pesetë në Evropë, ishte e pamundur të luftohej me duar thatë apo me kuaj e gomarë të ngarkuar në Shqipëri me automatikë e armë të lehta që, ju kishin mbetur në duar atyre që e dogjën dhe e rrënuan Shqipërinë në një “ Revolucion të Vonuar Demokratik “.
Qeveria e cila udhëhiqej atë botë nga kryeministri Bujar Bukoshi jepte premtimin se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ( FARK-u ) do t’i ketë armët më moderne që do të përdoren në luftën për çlirimin e Kosovës. Po të ishte ndryshe, atëherë çfarë kuptimi do të kishte krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes, , Shtabin e Përgjithshëm, dhe Shtabet e Mbrojtjes Territoriali nëpër komuna të Kosovës ?
Njerëzit që u kyçën në këto struktura ushtarake nuk u kyçen me hamendje, po as prej naiviteti, por me bindje e vullnet dhe me besim të plotë në institucionet tona. Ishte e kuptueshme se një veprimtari e këtillë, e cila tani veç ishte organizuar si në aspektin vertikal të hierarkisë dhe komandimit ushtarak, po aq ishte shtrirë edhe në rrafshin e strukturimit horizontal.
Tanimë në komunën e Gjilanit nuk kishte asnjë vendbanim, qytet, fashat e lagje të vogla që nuk kishte një organizim për vetëmbrojtje. Të gjithë ishim në pritje, në ankth e rrezik permanent për zbulim, dekonspirim e arrestim nga forcat policore e ushtarake, e armët për t’u mbrojtur nuk kishin askund. Nuk thuhej kot se për luftë, përveç vullnetit, duhet të plotësohen tre faktorë kryesorë: Mendja, Paraja dhe Arma.
Pra, për luftë e vetëmbrojtje duheshin armë e mjete luftarake. Ato priteshin nga dita ne ditë, në një situatë e kohë më të volitshme për vetë rrethanave politike që zhvilloheshin në Kosovë, po edhe mendimet e referencat e miqve tanë, që tanimë përmes Qeverisë së Kosovës në Gjermani bëheshin pa u penguar. Porosia ishte: “Bëni gati njerëzit, armët do të vijnë”
E,njerëzit ishin gati:
Nazmi Musa- komandant Shtabi i Mbrojtjes Territorial për komunën e Gjilanit
Sali Hasani-zëvendës i komandantit të shtabit
Fehmi Mahmuti-ndihmës i komandanti për çështje moralo-politike
Shefqet Isamaili-oficer i lartë i karrierës ushtarake, ndihmës i komandantit për mësim
Halit Zuzaku-oficer i lartë i karrierës ushtarake, ndihmës i komandantit për artileri ( i planifikuar ne rrethana lufte )
Sabit Zymberi -ndihmës i komandantit për ndërlidhje
Agim Salihu -zëvendës i ndihmësit të komandantit për ndërlidhje
Shaqir Rrustemi- ndihmës i komandantit për siguri
Nehat Ramadani-ndihmës i komandantit për siguri
Hevzi Maliqi- ndihmës i komandantit për logjistikë
Xhavit Hajdari-ndihmës i komandantit për shëndetësi
Ukshin Zajmi-ndihmës i komandantit për punë operative
Sali Mustafa-ndihmës i komandantit për punë operative
Fadil Kajtazi-ndihmës i komandantit për zbulim dhe kundërzbulim
Sabit Rrustemi-ndihmës i komandantit informim ( zëdhënës )
Lirije Kajtazi-ndihmëse e komandantit për informim
Musa Qerimi-ndihmës i komandantit për strehim të të zhvendosurve nga zonat e luftës
Shefik Surdull-shef i sektorit për punë administrative
Bejtush Isufi -shef i zyrës së prokurorisë ushtarake
Halit Zymberi-shef i sektorit për sigurim dhe përcjellje të personave në detyrë
Xhelal Salihu-Sektori për sigurim dhe përcjellje
Xhemail Hyseni-kryeshef i financave.
Falë këtyre njerëzve të besueshëm dhe atdhedashës, po edhe të komandantëve të kompanive, që do t’i përshkruaj në vazhdim, u ruajt dhe nuk u zbulua asnjëherë Struktura e Organizimit të Shtabit të Mbrojtjes Territoriale në Gjilan, edhe për kundër bisedave dhe presioneve që përjetuan disa anetare te strukturave tona nga personat e sigurimit shteteror serb në bisedat informative.
Nga komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Territoriale për Gjilan, Nazmi Musa.