DYLON

Juventus nis kampin pesëditor në Gjilan për përzgjedhjen e talentëve të rinj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Akademia e futbollit e gjigantit italian të futbollit, Juventus, ka zbarkuar sot në Gjilan, duke organizuar kampin pesëditor në përpjekje për të nxjerrë talentë të rinj. Hapjen e kampit të Juventusit e ka bërë përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili ka shfaqur shpresën se ky kamp do të rezultoj me sukses në përgjedhjen e ndonjë talenti.

“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shunë talentë. Në emër të kryetarit Haziri, i cili hapi dyertë që klubi Juventus të vije në Gjilan, shpalli të hapur këtë kamp”, ka deklaruar Hoxha.

EkoHigjiena

Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.